Kule: Masa të ashpra për pedagogët e dypunësuar
Rreth 948 pedagogë që janë të dypunësuar rrezikojnë të humbasin vendin e punës në univerisitetin publik.
Kule tha sot se urdhëri që ndalon dypunësimin e tyre për ciklet e dyta dhe të treta (mastera dhe doktoratura) në universitetet private, erdhi nga ankimimet e studentëve për mosprezencën e pedagogëve në auditorë. Nëse ky udhëzim nuk do të respektohet nga pedagogët e UT-së, Kule bëri të ditur se masa ndëshkimore do të jetë "pushim nga puna".
Por ndërkaq, Rektorati i UT-së siguron pedagogët se orët shtesë që ata mund të kryejnë, do të paguhen të plota. Udhëzimi i rektoratit të UT-së i publikuar javën e parë të këtij muaji, kërkon që "të gjitha strukturat drejtuese të UT-së dhe njësitë përbërëse të tij të marrin masa për forcimin e zbatimit të detyrimeve ligjore për personelin akademik dhe stafin administrativ që ato drejtojnë.
Personeli akademik efektiv të mos angazhohet në mësimdhënie në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, ndërsa në UET në asnjë nga ciklet e studimeve".