Ivanov i zhgënjyer nga deklarata e Jeremiçit
Ivanov mori pjesë në varrimin e patriarkut serb Pavle që u bë sot në Beograd, me ftesë personale nga homologu serb, Boris Tadiç. Nga kabineti i presidentit maqedonas bëjnë të ditur se Ivanov mori pjesë në këtë ceremoni me dëshirën e vet, në mënyrë që të japi kontributin personal në marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve.
Ndërkohë, presidenti Ivanov shpreh keqardhje që deklarata e Jeremiçit është përputhur me ftesën e presidentit Tadiç për vizitë në Serbi, dhe për pjesëmarrje në varrimin e patriarkut Pavle.
Pas deklaratës, presidenti i Maqedonisë e ka anuluar pjesëmarrjen në pritjen në Beograd, organizuar nga ministri Jeremiç për të gjithë mysafirët e lartë politik. Ivanov pasdite pritet të takohet me presidentin serb Tadiç, ndërsa paraprakisht ka pasur takim edhe me presidentin malazez, Filip Vujanoviç, me të cilin kanë biseduar për proceset integruese të të dy vendeve.
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, dje, pas takimit me zëvendësministrin grek të Punëve të jashtme, Dimitris Drucas, tha se Serbia e mbështet qëndrimin e Greqisë në kontestin për emrin e Maqedonisë dhe se Athina mund të llogarisë dhe mbështetjen e Beogradit lidhur me këtë çështje.