Kosovë, vdekshmëria foshnjore e lartë

Foshnjë, foto arkiv
Kosova vazhdon të jetë ndër shtetet me shkallë të lartë të vdekshmërisë së foshnjave në Evropë.
Ajo radhitet menjëherë pas Kirgistanit, ku shkalla e vdekshmërisë është 24. 4 %, kurse në Kosovë është 14.4 %.
Me shkallën më të ulët të vdekshmërisë llogaritet të jetë Finlanda, me 2.63 për qind.
Vdekshmëria kaq e lartë e foshnjave në Kosovë është vlerësuar shqetësuese edhe nga ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
Ai ka thënë se vdekshmëria e foshnjave në Kosovë mbetet një nga problemet më serioze në shëndetësinë e Kosovës, me gjithë faktin se indikatorët flasin për rënie të vdekshmërisë, 17 foshnja në 1000 lindje. /Koha Ditore/
Përgatiti: E.L