Udhërrëfyesi, Thaçi: Lajm i mirë, por i vonuar

Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimi e BE-së për ti dorëzuar Kosovës udhërrëfyesin si hapi i parë drejt liberalizimit të vizave, por njëherësh e ka cilësuar këtë si një lajm të vonuar.
Brukseli pritet që udhërrëfyesin tua dorëzoje autoriteteve kosovare më 14 qershor. Gjatë një fjalimi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Thaçi tha se vendimi i BE-së është i mirëpritur, por ky lajm, sipas tij, është i vonuar.
Realisht Kosova që pre një vit e gjysmë apo dy ka qenë e gatshme për tiu përgjigjur udhërrëfyesit. Ky është lajm, edhe pse i vonuar, por shumë i mirëpritur, dje është hapur një etapë e re në marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Të gjitha përgjegjësit që dalin nga ky proces Qeveria e Kosovës do ti trajtojë me prioritet më të lartë dhe përkushtim në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza, ka thënë Thaçi.
Ai ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar tashmë të gjitha kriteret që parashihen për liberalizimin e vizave.