Maqedoni, statujë gjigante e Nënë Terezës

Statuja e Nënë Terezës
Maqedoni do të ngrihet një statujë gjigante e Nënë Terezës. Sipas Balkan Insight, statuja e Nën Terezës do të ngrihet në sheshin kryesor të Shkupit, në sheshin Maqedonia.
Vitin e shkuar në Maqedoni janë ngritur dy statuja gjigante, ajo e Aleksandrit të Madh, dhe të babait të tij, Filipit.
Statuja Nënë Terezës do jetë e lartë 30 metra dhe që tani kanë nisur diskutimet për të. Vendasit thonë se sheshi ka mjaftueshëm monumente. Të tjerë thonë se është shumë pranë Aleksandrit dhe nuk ka sens estetik.
Rrugët kryesore, aeroportet dhe godinat publike kanë emrin e Nënë Terezës në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. /Balkan Insight/
Përgatiti: E.L