E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, vijojnë hetimet për shpërthimet në Mitrovicë

Zyrtarë të policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, kanë thënë se ende nuk ka asgjë të re në lidhje me hetimet për rastin e shpërthimit të raportuar në zonën e Zubin Potokut, e as për hedhjen e molotovit në veri të Mitrovicës. Sipas mediave kosovare, zëdhënësi i policisë, u shpreh se hetimet po vazhdojnë, por deri më tani nuk kanë sjell ndonjë rezultat.
 

Po ashtu, sipas tij, ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar për hedhjen e dy molotovëve në afërsi të “Tre Rrokaqiejve”, dhe as nuk dihen motivet e këtij akti që fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, përveç disa dëmeve të vogla materiale. Ndërkohë, në fshatin Rudare të Komunës së Zveçanit, vazhdon të mbetet e bllokuar nga barrikadat e serbëve një pjesë e magjistrales dhe rrugët dytësore mbesin në tërësi të lira.
 

“Të dielën është hequr barrikada e serbëve në fshatin Banjskë, që çon për në pikën kufitare në Jarinjë, e cila ishte vendos për shkak të ndalimit të kamionëve me mallrave të kontrabanduara që të mos hyjnë në Kosovë, dhe situata e përgjithshme e sigurisë në rajon paraqitet relativisht e qetë”, u shpreh Hoti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›