Serbia: Ligjshmeria e Kosoves, pergjigje brenda vitit

E drejta nderkombetare, sipas tij, eshte mbeshtetja e vetme e nje vendi te vogel ne mbrojtjen e interesave te shtetit.
Ai gjate nje vizite te kryeministrit sllovak Robert Fico dhe nje delegacioni te larte te ketij shteti ne Serbi, ka theksuar se shpallja e pavaresise nuk ka qene ne pajtueshmeri me te drejten nderkombetare.
“Nese ekziston drejtesia, gjykata duhet ta vertetoje kete”, ka thene Cvetkovic.
Nderkaq kryeministri sllovak ka deklaruar se “shteti i tij nuk ka lene hapesire per presione per te njohur pavaresine e Kosoves”.
“Vendimet e Malit te Zi dhe te Maqedonise jane vendime sovrane te shteteve sovrane“, eshte shprehur kryeministri Fico.
Delegacioni sllovak do te takohet edhe me presidentin e Serbise, Boris Tadic, nderkaq arsyeja e vizites ka qene me shume ekonomike.
Sllovakia nuk ka njohur Kosoven per shkak se brenda saj ka nje pakice hungareze e cila kerkon me shume te drejta dhe sllovaket e shohin kete si rrezik per ndarjen e shtetit te tyre, tashme ne Bashkimin Evropian.
Nderkohe Serbia ka paralajmeruar masa te ashpra per te gjitha shtetet qe njohin Kosoven.