E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, virusiA/H1N1 shkaktonviktimën e parë

PRISHTINE- Shënohet në Kosovë, viktima e parë e gripit të derrit. Siç raportojnë mediat kosovare, të shtunën, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës, ndërroi jete një paciente e infektuar me virusin A/H1N1.

Drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj konfirmoi vdekjen e pacientes e shtruar prej më shumë se një javë në këtë klinikë.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, bëhet fjalë për një 46-vjeçare nga Prishtina, gjendja e se cilës u përkqësua në ditën e tetë të qëndrimit të saj.
Që nga fillimi i epidemisë e deri sot, konfirmohen 92 persona të prekur nga virusi A/H1N1 në Kosovë.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›