Kosove, qeveria: S'karritje pagash, e mbështetdhe ambasada SHBA
PRISHTINE- Përfaqësuesit e qeverisë në dorëheqje kanë njoftuar se nuk do të ketë rritje të pagave për muajin janar.
Zëvëministri i në largim i Ekonomisë, Bedri Hamza ka deklaruar dje se stërzgjatja e procesit zgjedhor dhe mosmiratimi i buxhetit për vitin 2011, janë arsyet pse punëtorët publikë nuk do t’i marrin pagat e janarit me rritje.
Hamza ka shtuar se kjo do të realizohet në muajin shkurt, pas miratimit të buxhetit.
Nga ana tjetër, qeveria e Kosovës, nëpërmjet një deklarate ka thënë se sigurohen të gjithë punëtorët e sektorëve përkatës “që kanë përfituar nga rritja e pagave, se vendimi për rritje do të realizohet me prioritet dhe në mënyrë retroaktive nga data 1 janar 2011”.
Zvministri në largim i Ekonomisë ka hedhur poshtë mundësinë e presioneve nga jashtë për rritje të pagave.
“Qeveria nuk merr vendime nën presion. Qeveria e Kosovës merr vendime konform planit dhe agjendave të veta”, ka theksuar Hamza, citon europa e lirë
Vendimi i kryeministrit Thaci për të shtyrë pagesën e rritjes së pagave derisa Kuvendi të miratojë buxhetin e vitit 2011, është mirëpritur dhe nga ambasada amerikane në Prishtinë.
“Vendimi i kryeministrit tregon respekt për sundimin e ligjit dhe rendin kushtetues në Kosovë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.
“Udhëheqësia kërkon marrjen e vendimeve të vështira. Sot, kryeministri tregoi se qeverisja e mirë është prioritet i Kosovës. Ky ishte vendim i drejtë”.
“Ne besojmë në garancitë e kryeministrit se qeveria do të vazhdojë angazhimin e saj për shërbyesit publikë të Kosovës dhe presim që Kuvendi të miratojë buxhetin e vitit 2011 në ditët e para të afatit të ri”, vijon komunikata.
Sipas Ambasadës amerikane, “rritja e vazhdueshme ekonomike dhe zhvillimi i Kosovës varen nga partneriteti i fortë me aleatët e saj dhe institucionet financiare ndërkombëtare”.
“Sot, Kosova ka treguar se është një partner i fortë dhe i besueshëm”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë.
(s.g/BalkanWeb)