E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, votojnë kandidatët për kryetar të Prishtinës

PRISHTINE- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu, ka votuar në shkollën “Ismail Qemajli” në Prishtinë.
Salihu u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Prishtinës që të dalin të votojnë pwr tw zgejdhur se kush do ta udhëheqë Prishtinën në katër vjetët e ardhshme.

“ Unë besoj se Prishtina do të votojë ndryshimet, sepse ndryshimet janë të nevojshme dhe unë pres që së bashku me qytetarët e Prishtinës të festojmë ndryshimet”, tha Salihu.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, në orën 9:30 e ka hedhur votën e tij në shkollën fillore “Emin Duraku”.

“Sot është një ditë shumë të rëndësishme, sepse po votojmë për vetveten, po votojmë për fëmijët tanë, po votojmë për familjet, për demokracinë, po votojmë për Prishtinën dhe Kosovën, për emrin e mirë të kryeqytetit tonë. Pres rezultate të mira nga ky votim, rezultatet e mira janë ato të zhvillojmë demokracinë, të zhvillojmë pushtetin e mirë dhe emrin e mirë të kryeqytetit tonë”, ka theksuar kryetari aktual i Prishtinës.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, së bashku me familjarët e tij votoi sot paradite, në shkollën fillore “Dardania”.

Ai i luti të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në votim dhe të mos abstenojnë, sepse është për të mirën e vendit. “Ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës të abstenojnë të dalin të votojnë. Është për të mirë të demokracisë, është për të mirë të vendit, është për të drejtuar vendin”, tha Tahiri.
(s.g/Express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›