Drejtuesit vendorë socialistë, protestë para Kryeministrisë

Kryetarët e bashkive dhe komunave që drejtohen nga socialistët, po të protestojnë para Kryeministrisë. Krerët vendorë socialistë po protestojnë për cënimin e autonomisë lokale që sipas tyre po u bën qeveria. Sipas kreut të bashkisë së Pogradecit, kryeministri Berisha kërkon të ulë të ardhurat e bashkive socialiste. Ai tha se kreu i qeverisë duhet të kuptojë se krerët e bashkive dhe komunave janë të pavarur, në të kundër protesta do të përshkallëzohet. Kryebashkiaku i Pukës, tha se bashkia që ai drejton do ketë ulje të buxhetit me 20%. Ai i kërkoi kryeministrit Berisha të mos prekë buxhetin e pushtetit lokal dhe mos cënojë autonominë vendore.
Edhe kreyetari i Bashkisë Korçë, tha se qeveria ka vënë dorë mbi buxhetin e pushtetit lokal.
Përveç manifestimeve për hapjen e kutive të votimit, selia rozë ka nisur edhe këtë formë të re proteste. Prej javësh, çështja e autonomisë vendore ka qenë një nga pikat më të diskutueshme të politikës.
Drejtuesit e pushtetit vendorë socilaistë akuzojnë qeverinë se po u cënon autonominë, kryesisht atë financiare.