Kosovë, KFOR: Të gatshëm të reagojmë nëse është nevoja
PRISHTINE- Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë deklaruar se nuk kanë plane të veçanta operative për ditën e zgjedhjeve.
Sipas komandantit të KFOR-it, gjeneralit gjerman Markus Bentler, nuk ka informacione për përkeqësim të mundshëm të situatës së sigurisë.
“Zgjedhjet e para, të organizuara në mënyrë të pavarur nga institucionet e Kosovës, kanë vëmendjen tonë kryesore. Ne, së bashku, me të gjithë partnerët tanë, veçanërisht me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, do të sigurojmë një ambient të qetë dhe të sigurt. Ne do të jemi aty për njerëzit e Kosovës, do të jemi të gatshëm të reagojmë shumë shpejt nëse paraqitet nevoja”, thotë gjenerali Bentler, të cilin e citon Dwelle.
(s.g/BalkanWeb)