Autonomia, krerët vendorë protestë para Kryeministrisë

Kryetarët e bashkive dhe komunave që drejtohen nga socialistët protestuan për cënimin e autonomisë lokale që sipas tyre po u bën qeveria.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama tha kryeministri Berisha po godet sistematikisht buxhetet vendore socialiste. "Qeveria e Berishës ka shkelur 7 herë Kushtetutën dhe Kartën Evropiane të Ekonomisë Vendore duke nxjerrë ligje të papajtueshme me Kushtetutën, duke cënuar punë e bashkive dhe komunave", tha Rama. Sipas tij, qytetet e Shqipërisë vujanë probleme që mbeten pa zgjdhur vetëm për faj të qeverisë. Sipas kryebashkiakut Rama , qeveria është e paaftë të vendosë sistemin e adresave, qeveria po mban peng sistemin e ujësjellës kanalizimeve dhe të trafikut rrugor. Edi Rama tha se qeveria po bën të verbrën në raport me krizën dhe pasojat e saj mbi biznesin. "Berisha po shkatërron vendin duke dashur të fshehë krizën dhe mos marrë asnjë masë për përballimin e saj", pohoi ai.
Sipas Ramës po kërcënohet ekonomia vendore dhe funksionet e vendorëve. "Deri tani shqetësimet tona kanë rënë në vesh të shurdhët, ndaj i them Berishës të reagojë nga akuzave", shtoi ai.
Sipas kreut të bashkisë së Pogradecit, kryeministri Berisha kërkon të ulë të ardhurat e bashkive socialiste. Ai tha se kreu i qeverisë duhet të kuptojë se krerët e bashkive dhe komunave janë të pavarur, në të kundër protesta do të përshkallëzohet. Kryebashkiaku i Pukës, tha se bashkia që ai drejton do ketë ulje të buxhetit me 20%. Ai i kërkoi kryeministrit Berisha të mos prekë buxhetin e pushtetit lokal dhe mos cënojë autonominë vendore. Kryetari i Bashkisë së Pukës tha se reduktimi i buxhetit të Bashkive do ndikojë drejtpërdrejt tek qytetarët.
Edhe kryetari i Bashkisë Korçë, tha se qeveria ka vënë dorë mbi buxhetin e pushtetit lokal. Ndërkohë që kreu i bashkisë së Elbasanit tha se kretë e bashkive kërkojnë atë që mundëson ligji, që të zbatohet decentralizimi.
Numri 1 i bashkisë së Beratit, tha se të ardhurat për këtë bashki janë reduktuar ndjeshëm.
Në fund të protestës të gjithë krerët e bashkisë kanë nënnshkruar një memorandum ku listohen një sërë kërkesash që duhet të shqyrtohen deri më 5 dhjetor.