Kosovë zgjedhje, Ndërkombëtarët: Situata, optimiste
PRISHTINE- Diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë, kanë vëzhguar nga afër qendra të votimit në disa komuna.
Mediat kosovare informojnë se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, ka qëndruar në mëngjesin e së dielës në Graçanicë, ku është njohur me ecurinë e procesit të votimit në orët e para të hapjes së kutive.
“Deri më tani duket se ka më shumë votues këtu në Graçanicë, sesa në një shkollë që e vizitova në Prishtinë. Janë njerëzit që e menaxhojnë qendrën e votimit, janë vëzhguesit. Gjithçka po ecën mirë kështu që unë jam mjaft i inkurajuar”, u shpreh ambasadori Dell, citon gazeta kosovare Express.
Ndërsa, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka vizituar një qendër votimi në Prishtinë ku ka biseduar me kryesuesin e kësaj qendre dhe është njohur me ecurinë e procesit.
“Gjithçka po shkonte mirë në këtë qendër të votimit. Përshtypjet janë shumë të mira. Shpresoj në përqindje sa më të lartë të mundshme të pjesëmarrjes së votuesve”, tha Feith.
Në mëngjes, Graçanicën e ka vizituar edhe Doris Pack e cila kryeson një delegacion vëzhguesish nga Parlamenti Evropian.
Sejdiu thirrje për pjesëmarrje të lartë në votim
Presidenti Fatmir Sejdiu e cilëson si një ditë historike për Kosovën këtë ditë të zgjedhjeve lokale, të parat që mbahen pas pavarësisë së vendit.
Pas votimit në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë presidenti bëri thirrje qytetarëve të dalin në votim.
“Dëshiroj që ashtu siç ka qenë frymë pozitive gjatë fushatës, edhe kjo ditë të vazhdojë në këtë mënyrë. Ka qenë frymë e mirë në mes kandidatëve dhe ka qenë një fushatë e gjallë… Është mirë që sot Zoti na ka falë edhe ditë të bukur”, u shpreh Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu.
(s.g/BalkanWeb)