E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, zgjedhje presidenciale brenda 6 muajve

Atifete Jahjaga, si dy ish-paraardhësit e saj, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli, nuk do të mund ta çojë deri në fund mandatin e saj si presidente e Republikës së Kosovës.

Ndryshe nga Sejdiu dhe Pacolli të cilët i rrëzoi Gjykata Kushtetuese, Jahjagën pritet ta rrëzojnë ndryshimet Kushtetuese.

Me ndryshimet kushtetuese që pritet të ndodhin së shpejti, Jahjag mund të qëndrojë në krye të shtetit në një afat maksimal gjashtë muaj pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve.

Anëtarët e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës në këtë mënyrë do të respektojnë marrëveshjen mbi bazën e së cilës është zgjedhur presidentja dhe e cila e përcakton se pas hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese brenda gjashtë muajve do të shpallen zgjedhjet.

Anëtarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, thotë se deputetët e angazhuar për amendamentimin e Kushtetutës nuk do tia shkurtojnë mandatin presidentes Jahjaga, por do ta përcaktojnë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet të mbahen brenda gjashtë muajve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›