E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove zyrtarizohet fundi i koalicionit. Ministrant e LDK-se dorezojne detyren

Zevendeskryeministri Rame Manaj bashke me gjashte ministrat nga radhet e Lidhjes Demokratike te Kosoves kane bere sot ne mengjes dorezimin e detyrave tek sekretaret e perhershem. Detyren e kane dorezuar edhe zevendesministrat nga radhet e LDK-se ashtu sic u ishte kerkuar nga kryetari i kesaj partie Fatmir Sejdiu kur beri te ditur vendimin e Kryesise se partise per te braktisur koalicionin qeveritar me PDK-ne e kryeministrit Hashim Thaci.

I pari detyren e ka dorezuar ministri i Shendetesise Bujar Bukoshi pastaj ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati ministri i Drejtesise Haki Demolli ai i Tregtise dhe Industrise Lutfi Zharku ministri i Kultures Lutfi Haziri si dhe zevendeskryeministri Rame Manaj.

Nderkohe kryeministri Thaci nuk eshte deklaruar ende per vendimin e marre nga LDK-ja e as nuk ka bere te ditur hapat qe do te ndermarre per te dale nga kjo situate.

Ne takim me vendet e Kuintit Thaci mesohet se ka kerkuar zgjedhje te jashtezakonshme te cilat do te mund te mbaheshin me 5 dhjetor te ketij viti ne menyre qe janari i vitit te ardhshem ta gjeje Kosoven me institucione te konsoliduara dhe te gatshme per te nisur bisedimet me Serbine.

Mirepo shefi i ICO-s Pieter Feith ka propozuar qe Thaci te emeroje ministrat e tij ne postet e lena bosh nga LDK deri ne zgjedhjet e parakohshme te cilat jane caktuar te mbahen me 13 shkurt ndersa LDK-ja AAK-ja dhe AKR-ja te mos marrin pjese ne qeverisje por te pajtohen qe te perkrahin ne Kuvendin e Kosoves ligjin per buxhetin Ligjin per regjistrimin civil dhe Strategjine per privatizimin e PTK-se miratimi i se ciles nga nderkombetaret per momentin konsiderohet si me i rendesishmi.

Deri tani PDK ka perjashtuar vetem mundesine e krijimit te qeverise teknike por pa bere te qarte menyren e tejkalimit te krizes institucionale ne Kosove.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›