Shmangën detyrimet ligjore, hetim 2 biznesmenëve në Prizren
PRISHTINE-Shmangën detyrimet ligjore ndaj shtetit me biznesin që kishin në Prizren duke i shkaktuar shtetit dhjetëra mijëra euro humbje.
Për këto arsye Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur dhe dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prizren akuza ndaj dy të pandehurve, Resmije Osmani dhe Gëzim Rexhaj, që të dy nga Prizreni.
Një një komunikatë nga prokuroria thuhet se “aktakuza ka të bëjë me veprat penale pastrim të parave, shmangie nga tatimi, keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi dhe kontrabandimi i mallrave”.
Sipas komunikatës “gjatë biznesit disavjeçar kjo kompani nuk ka paguar as një lek në emër të detyrimeve ligjore ndaj buxhetit të Kosovës”.
Gjatë aktivitetit kriminal thuhet në komunikatë “kontrabandës së mallit, me mospagimin e detyrimeve ligjore ndaj buxhetit të Kosovës, të pandehurit e kanë dëmtuar buxhetin e vendit me më shumë se 793 mijë euro vetëm në emër të tatimit pa llogaritur vlerën e taksës doganore që ende nuk është llogaritur”.
(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)