Kryeministrja e Kroacisë, Kosor, sot në Kosovë
PRISHTINE - Kryeministrja e Kroacise, Jadranka Kosor, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të vendit.
Sipas burimeve zyrtare nga Prishtina, kryeministrja Kosor do të takojë kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, zv/kryeministrin Slobodan Petroviç (një nga përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet kosovare), kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, komandantin e KFOR-it Erhard Buhler, si dhe 20 ushtarët e kontigjentit kroat.
Kosor do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik Kosovë-Kroaci dhe do të vizatojë Janjevën, lokalitet i banuar nga komuniteti kroat.
Mediat kanë bërë të ditur se referuar burimeve zyrtare të kryeministrisë së Kroacisë lidhur me vizitën e sotme, Kosor pritet të konfirmojë qëndrimin e qeverisë së saj për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, respektimin e të drejtave të pakicave dhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës.
Kuvendi i Republikës së Kosovës në qershorin e këtij viti miratoi në parim ndryshimet në ligjin "Për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës", i cili i jep mbrojtje kushtetuese komunitetit kroat, si dhe atij malazez në Kosovë.
Miratimi i këtij p/ligji pritet të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi e Kroacise.
(d.b/BalkanWeb)