E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/Shpallen rezultatet përfundimtare për 18 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë në mbledhjen e radhës ka shpallur rezultatet përfundimtare nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë në 18 komuna. Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës, ka fituar në 8 komuna, përkatësisht në Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë, Rahovec, Vushtrri dhe Malishevë. Kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq, kanë fituar në 5 komuna: Istog, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq dhe Podujevë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e treta me fitore në Pejë, Suharekë dhe Junik. Në Shtërpce u shpall fitues kandidati i Partisë Liberale Serbe, dhe në Han të Elezit, ku përfundimisht u shpall fitues kandidati i pavarur, Refki Suma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›