Topi uron për Krishtlindjet Imzot Rrok Mirditën
TIRANE- Presidenti Bamir Topi dhe zonja e tij Teuta Topi vizituan Arqipeshkvin e Metropolit Tiranë- Durrës, Imzot Rrok Mirditën të cilit i shprehën urimet më të ngrohta e më të përzemërta me rastin e festës së Krishlindjeve. Cifti presidencial bëri në këtë rast dhe një dhuratë simbolike, një fotografi të kreut të shtetit sëbashku me 4 drejtues të bashkësive fetare shqiptare në të cilën ishte shkruar thënia e tij: “Ne të gjithë jemi krenarë për harmoninë e shkëlqyer që ekziston mes bashkësive fetare në vendin tonë”. Në përfundim të kësaj vizite, Presidenti Topi përcolli urimet më të sinqerta për mbarësi, begati e lumturi tëgjithë besmitarëve shqiptarë të krishterë kudo ku ndodhen. “Në këtë natë të shenjtë do dëshiroja të përcillja në mesazh për të gjithë besimtarët e krishterë, por jo vetëm për ata por për të gjithë shqiptarët të cilët sonte festojnë sëbashku. Ne krenohemi që i përjetojmë në harmoni të plotë të gjitha religjionet në Shqipëri, dhe është një nga standarded që ne prezantohemi në botën e qytetëruar. Kjo natë na ofron të gjithëve për më shumë paqe, për më shumë dialog, për më shumë komunikim qytetar ” u shpreh Presidenti. Besimtarët e krishterë festojnë natën e madhe të lindjes së Krishtit. Në këtë ditë të shënuar qytetarët luten për më shumë dashuri, falje , drejtësi dhe gëzim.(e.n/BalkanWeb)