E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Do të zhvillohen raketa të reja atomike

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë zhvillimin e gjeneratës së re të raketave bërthamore dhe se ushtria do të furnizohet me armatim dhe pajisje të reja brenda 10 viteve.
Në një intervistë për një televizion rus Medvedev duke u shprehur për marrëveshjen e re për armatim bërthamor, tha se ende ekzistojnë dallime të rëndësishme ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por është shprehur optimist se së shpejti do të arrihet një marrëveshje e re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›