Kosovë/Thaçi: Qeveria, lider në luftën kundër krimit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se qeveria e tij do të luajë një rol prej lideri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
"Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative do të udhëhiqet nga institucionet e Kosovës, me monitorimin dhe mbështetjen e misionit EULEX", ka pohuar Thaçi.
Kreu i qeverisë ka dhënë garancinë e tij se kjo betejë do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës.
Nga ana tjetër, kryeprokurori i Kosovës Ismet Kabashi ka theksuar se institucioni i drejtuar prej tij ka nisur të hetojë çështjet e korrupsionit.
Ndërsa misioni EULEX njoftoi sot se ka në shqyrtim e sipër 100 çështje korrupsioni, mes të cilave edhe raste në rangjet qeveritare.