Sulmi izraelit, reagime te tjera nga ndërkombëtarët
Pas reagimit të Turqisë, Greqisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Iranit, shtete dhe organizata të tjera vazhdojnë të dënojnë sulmin e mëngjesit të sotëm të ushtrisë Izraelite ndaj flotiljes me ndihma humanitare për Gazën.
Kështu, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Baronesha Kethrin Eshtën shprehu me indinjatë të madhe dhimbjen e saj për të afërmit e viktimave. "Pengesat përballë rrjedhës së ndihmave humanitare, mallrave tregtare dhe kalimeve në drejtim të Gazës duhet të hiqen urgjentisht dhe pa asnjë lloj kushti", tha Eshtën.
Komisonerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay u shpreh sot e tronditur nga sulmi i ushtrisë izraelite kundër flotiljes nisur për në Rripin e Gazës ku si pasojë humbën jetën të paktën 10 persona. "Jam e tronditur nga informacionet që theksojnë se një mision humanitar është sulmuar sot në mëngjes dhe si pasojë kanë humbur jetën të paktën 10 pasagjerë, ndërkohë që flotilja po i afrohej brigjeve të Rripit të Gazës", deklaroi Navi Pillay.
Po ashtu, edhe SHBA-ja shprehu keqardhje për të vrarët pas sulmit izraelit kundër flotiljes propalestineze nisur drejt Rripit të Gazës, por ajo kërkon të njohë rrethanat e tragjedisë. "SHBA-ja shpreh keqardhjen e thellë për të vdekurit dhe të plagosurit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie", theksoi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, William Burton.
Ndërkaq, pas sulmit të Izraelit ndaj anijeve që transportojnë ndihma në Gaza, Liga Arabe bëri të ditur se do të mblidhet nesër në mënyrë të jashtëzakonshme për të vendosur rreth masave që do të merren.