Sulmi i Izraelit, tre maqedonas dhe një kosovar kanë qenë në anije

Tre shtetas maqedonas dhe një kosovar njoftohen se kanë qënë në anijen e cila është sulmuar nga forcat detare izraelite në ujrat ndërkombëtare në afërsi të Izraelit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve INA e cila citon të afërm të tre maqedonasve të cilët kanë qënë në këtë anije por nuk bën me dije identitetin e kosovarit i cili ndodhej në anijen e cila u sulmua nga izraelitët.
Sipas saj Sead Hasipi nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Jasmin Rexhepi dhe Sali Emin nga Shkupi si dhe një shtetas i Kosovës kanë qenë në flotën me ndihma humanitare, që u sulmuan nga forcat izraelite në ujrat ndërkombëtare në afërsi të Rripit të Gazës.
Ndërkohë familjarët e tre maqedonasve kanë kërkuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë që të bëjë notë proteste kundër Qeverisë izraelite lidhur me këtë incident.