Kosovë,ish-pjesëtarët e TMK-së në protestë

Ish pjesëtarët e TMK-së të cilët nuk janë përzgjedhur në procesin e krijimit të FSK-së, kanë paralajmëruar protestë sot, në orën 12:00. Protesta do të mbahet para Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë me hapat e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës në lidhje me kërkesat e tyre që nga protesta e kaluar. Kohën nga protesta e kaluar e deri tani këshilli organizativ i protestës shprehet se institucionet e Kosovës, të merren më seriozisht me problemin e tyre. Por kjo si duket nuk ka ndodhur. Procesin e seleksionimit për ish pjesëtarët e TMK-së, këshilli i protestës e quan të gabuar prandaj edhe thonë se kërkesat e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata gjithashtu thonë se nëse edhe kësaj radhe nuk plotësohen kërkesat e tyre, ka mundësi të përshkallëzimit të protestës pasi dhe durimit të tyre po i vjen fundi.