E Diel, 1 Nëntor 2026

Algjeri, bombë në një hekurudhë, plagosen 4 persona

Një bombë e vendosur në një hekurudhë në Algjeri, ka shkaktuar plagosjen e katër personave. Bomba shpërtheu në momentin e kalimit të një treni mallrash në El Hoecinia në perëndim të vendit. Lajmi është konfirmuar nga shtypi, por jo nga autoritetet algjeriane. Bomba ishte fshehur në binarë dhe dëmtoi shumë vagona të trenit, që kishte si destinacion Algjerin. Sipas një informacioni tjetër, 4 vagone të mbushur me karburant, kanë dalë nga shinat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›