Kosoven e ka pavaresuar Milloshevici
"Pavaresine e Kosoves e ka sjelle politika e Milloshevicit. Une kam thene se ajo politike ka qene plotesisht retrograde dhe ka pasur per qellim spastrimin etnik te shqiptareve te Kosoves". Keshtu pohon aktivisti serb i Kosoves, Radomir Dimic. Ne nje interviste per radion Evropa e Lire, Dimic ndalet gjate ne zhvillimet qe cuan pavaresine dhe cfare ndodh pas kesaj ngjarjeje te rendesishme.
Ndryshe nga shumica e serbeve, ju keni thene se pavaresia e Kosoves eshte e pranueshme per ju. Cilat jane arsyet per nje mendim te tille?
Me duhet te jem skajshmerisht i sinqerte. Seriozisht me duhet ta vertetoj nje gje qe eshte krejtesisht e qarte. Pavaresia e Kosoves nuk ka ndodhur ne momentin qe Kuvendi i Kosoves e ka shpallur ate pavaresi. Ajo ka ndodhur shume me heret. De facto, Kosova ka qene e pavarur - kjo vetem nga koha e Marreveshjes se Kumanoves, por duhet kerkuar shkaqet themelore dhe pasojat qe kane sjelle deri te pavaresia e Kosoves. Do te thote, kete e ka sjelle politika e Sllobodan Milloshevicit. Une kam folur disa here per kete. Kam thene se ajo politike, e cila ka qene plotesisht retrograde dhe e cila ka qene absolutisht nje politike qe ka pasur per qellim spastrimin etnik te Kosoves e te tjera, ajo solli deri te pastrimi etnik i shqiptareve te Kosoves gjate luftes. Prandaj, Kosova ne nderkohe, pas Marreveshjes se Kumanoves, i ka rrumbullakuar te gjitha institucionet e veta, sistemi ekonomik dhe juridik eshte rrumbullakuar, politika monetare dhe ajo fiskale krejtesisht jane rrumbullakuar dhe ato ishin ne duart e shqiptareve te Kosoves. Pastaj, erdhi deri te Kushtetuta, nderkaq para saj shpallja e pavaresise se Kosoves. Kemi faktin se te gjitha shtetet me te fuqishme evropiane, si dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e kane pranuar pavaresine e Kosoves. Eshte vetem ceshtje ditesh se kur do te realizohet edhe njohja nga dy te tretat e vendeve te te gjithe botes. Vetem te verbrit mund te mos e shohin se Kosova eshte shtet i pavarur. Ne anen tjeter, nese politika e Serbise deshiron t'i mashtroje qytetaret e saj, si ne Kosove ashtu edhe ne Serbi, dhe mbi kete ta ndertoje mbijetesen e saj te metutjeshme, gjegjesisht ekzistencen e saj politike, ky eshte rrefim tjeter. Une vetem deshiroj ta pranoj realitetin dhe te jem njeri real, si dhe ne rolin e kryetarit te shoqates shumetnike te terheq verejtjen per keto aspekte. Do te thote, te gjitha shtyllat dhe te gjitha institucionet qe duhet t'i kete nje shtet, ne kete moment Kosova vertet i ka.
Une deshiroj qe edhe me kete rast te apeloj tek serbet, qe ne numer sa me te madh ta pranojne realitetin qe e kemi ne Kosove dhe marredheniet serbo-shqiptare t'i ndertojme mbi themele krejtesisht tjera nga ato me pare. Nderkaq, politika e Serbise dhe pushteti serb duhet ndryshe ta perceptojne dhe ta kuptojne gjendjen ne Kosove dhe njekohesisht ta bejne nje politike krejtesisht tjeter ndaj Kosoves, nese ua deshirojne te miren serbeve ne Kosove, si dhe qytetareve ne Serbi.
Si e shihni ju poziten e serbeve te Kosoves dhe, sipas jush, cila do te ishte menyra qe ata te integrohen ne mase me te madhe sesa tash, ne institucionet e Kosoves?
Nese politika serbe, politika zyrtare e Beogradit do t'i qaset ndryshe nga ajo deri me tash serbeve te Kosoves, atehere do te kemi edhe qendrime dhe marredhenie krejtesisht tjera te serbeve qe jetojne ne Kosove, por edhe te atyre qe kane shkuar nga Kosova dhe jetojne ne Serbi, ndaj institucioneve te Kosoves. Para se gjithash, Kosova duhet te jete shumetnike dhe kjo qendron edhe ne Kushtetuten e Kosoves. Kjo nuk duhet te ngele vetem si shkrim deklarativ ne leter. Per t'u vertetuar ky multietnicitet, duhet te vertetohet dhe argumentohet edhe ne praktike. Kjo mund te behet nese nje numer i madh i serbeve kycet ne institucionet kryesore te Kosoves. Atehere edhe pavaresia e Kosoves do te jete me e fuqishme dhe me ndryshe, por do te jete ne perputhje me standardet evropiane.
Perderisa po flasim per kete, sipas mendimit tuaj, sa kane bere perpjekje institucionet e Kosoves lidhur me integrimin e serbeve dhe a kane qene menyrat e qelluara?
Kam pritur me shume. Kam pritur se institucionet do te angazhohen me shume. Lidhur me ate qe me pyetet, momenti vendimtar do te jete kur te realizohet kthimi i plote ekzistencial i serbeve ne Kosove dhe jo vec deklarativisht, i atyre serbeve qe kane shkuar nga Kosova ne vitin 1999 dhe ne vitin 2000. Ata duhet te kthehen ne vatrat e veta. Ky eshte nder principet e para. Principi i dyte, do te thote, nese Qeveria e Kosoves deshiron te realizoje dhe t'i tregoje Evropes se deshiron t'i kyce serbet ne institucionet e veta, ne numer sa me te madh, atehere ajo duhet te niset nga nje fakt. Te themi, pse nuk ka ne kabinetin e presidentit te Kosoves asnje serb, te pakten ne funksionin e nje keshilltari? Ai institucion duhet te jete shumetnik dhe ai duhet i pari te tregoje se po lufton per nje Kosove shumetnike, si dhe per barazine e te gjithe qytetareve ne Kosove. Nje fakt tjeter, kur te formohet Gjyqi Kushtetues i Kosoves, gjithashtu duhet te kycen serbet ne ato shtylla qenesore, te cilat e bejne nje shtet dhe nje shoqeri, edhe pse shoqeria e Kosoves eshte ende relativisht e re. Ketu flas edhe per Qeverine e Kosoves. Ajo duhet te jete edhe me shume shumetnike. Nuk eshte e mjaftueshme qe te kihet vetem Ministria per Kthim, e cila mund te jete vetem nje dekorim i sistemit ekzistues. Per te arritur besimin e serbeve, duhet te organizohen modele krejtesisht tjera per t'i kycur ata ne shoqerine kosovare. Ketu, para se gjithash, mendoj per njerez te arsimuar, me kredibilitet, me autoritet dhe te tille qe mund t'i levizin serbet dhe te krijojne me teper besim dhe qe vertet do te kene autoritet per ndertimin e marredhenieve te ardhshme ne mes serbeve dhe shqiptareve.
Cili eshte mendimi juaj per zgjidhjen e mundshme te ceshtjes se Mitrovices?
Mitrovica eshte nje lloj "bastioni" i te ashtuquajturit patriotizem serb apo patriotizmit me te madh ne Kosove. Kesaj i kane sherbyer ne mase te madhe politika e Qeverise paraprake te Serbise. Ju e dini mire se kush e ka mbajtur veriun e Mitrovices dhe kush e ka financuar ate. Kjo e tera ka shkuar nga Beogradi dhe per kete nuk kemi pse te genjehemi. Politika, te cilen e ka udhehequr Koshtunica, absolutisht u ka shkuar per dore individeve sikurse Milan Ivanovic, Jakshic dhe te tjere, njerez qe kane bere ate qe nga Beogradi u eshte thene qe ta bejne. Une kam qene gjithmone per ate qe Mitrovica te mos jete qytet i ndare, por te jete qytet shumetnik sikurse edhe e gjithe Kosova, sepse secila ndarje nuk i kontribuon pajtimit. Problemi i Mitrovices edhe per nje kohe te gjate nuk do te zgjidhet, perderisa ta kene ate perkrahjen maksimale, e cila u shkon nga Beogradi.
Ne Beograd tashme eshte formuar Qeveria e re. Cfare qasjeje prisni nga ajo ndaj serbeve te Kosoves?
Ajo qeveri ndoshta do te ma mbushte mendjen me shume sa i perket Kosoves. Une sinqerisht shpresoj se kjo qeveri, ne krahasim me te kaluaren, do te punoje me shume per pajtimin e serbeve dhe shqiptareve, si dhe pajtimin, te themi kushtimisht, te Kosoves dhe Serbise. Pa kete pajtim nuk do te kete marredhenie te mira, nuk do te kete qetesi ne Ballkan dhe nuk do te kete qetesi as ne Evrope. Une sinqerisht besoj se eshte mire qe ne balle te kesaj qeverie eshte Partia Demokratike dhe se shumicen e perbejne ministrat e kesaj partie. Por, per te qene krejtesisht konkret, pak i frikohem Partise Socialiste te Serbise. Ju dhe te gjithe ne e dime se cfare politike ka udhehequr Partia Socialiste. Ne krye te kesaj partie tash eshte nje njeri i ri, Dacic, por nuk e di se sa sinqerisht perbrenda eshte reformuar ajo parti. Une gjithashtu mbaj mend se disa udheheqes te Partise Socialiste, te cilet kane qene ne Kosove, kane thene se duhet te udhehiqet lufte me te gjitha mjetet qe Kosova te mbrohet nga pavaresia. Tash kjo parti eshte pjese e Qeverise. Aq sa do t'i le ajo hapesire Partise Demokratike ne Qeverine e re, aq do te kete edhe hapesire qe te permiresohen marredheniet ne mes te serbeve dhe shqiptareve, si dhe Kosoves dhe Serbise. Une jam optimist i matur, por jo edhe aq mjaftueshem se se shpejti mund te arrihet ndonje zgjidhje konkrete.