Plani im per Irakun
Nga Barack Obama
Thirrja e Kryeministrit Nuri Kamal al-Maliki per nje kalendar per largimin e trupave amerikane nga Iraku, perfaqeson nje mundesi shume te madhe. Ne duhet te shfrytezojme kete moment per te filluar ridislokimin gradual te trupave luftuese, te cilen une e kerkoj prej shume kohesh, dhe qe eshte e nevojshme per suksesin afatgjate ne Irak dhe interesat e sigurise te SHBA.
Diferencat mbi Irakun ne kete fushate zgjedhore jane te thella. Ndryshe nga senatori Xhon Mekkein, une kam kundershtuar luften ne Irak, perpara se ajo te fillonte, dhe do ta perfundoj ate si President. Une besoj se ishte nje gabim i madh qe ia lejuam vetes te ishim hutuar nga lufta kunder Al-Kaides dhe talebaneve, duke pushtuar nje vend qe nuk perbente asnje rrezik te afert dhe nuk kishte aspak te bente me sulmet e 11 shtatorit. Prej asaj kohe, me shume se 4000 amerikane kane vdekur dhe ne kemi shpenzuar pothuajse 1 trilion USD. Forca jone ushtarake eshte mbingarkuar. Pothuajse cdo kercenim me te cilin po perballemi - nga Afganistani tek Al-Kaida e deri tek Irani - eshte rritur.
Ne 18 muajt qekur Presidenti Bush shpalli ndryshimet, trupat tona kane luftuar me heroizem per t ulur nivelin e dhunes. Taktikat e reja kane mbrojtur popullsine irakiane, dhe fiset sunite kane refuzuar Al-Kaiden - duke dobesuar ndjeshem efektivitetin e saj. Por te njejtet faktore qe me cuan mua te kundershtoj ndryshimet vazhdojne te jene te verteta. Perpjekjet e ushtareve tane jane rritur, situata ne Afganistan eshte perkeqesuar dhe ne kemi shpenzuar 200 miliarde USD me shume ne Irak, me shume sesa kishim planifikuar ne buxhet. Udheheqesit e Iranit kane deshtuar per te investuar disa dhjetera miliarde dollare nga te ardhurat e naftes ne rindertimin e vendit te tyre, dhe ata nuk kane nje marreveshje politike, e cila ishte propozimi i shpallur i kesaj ngritjeje.
Lajmi i mire eshte qe udheheqesit e Irakut duan te marrin pergjegjesite per vendin e tyre duke negociuar nje afat kohor per largimin e trupave amerikane. Nderkohe, gjenerali James Dobik, oficeri amerikan qe kryeson trajnimin e forcave irakiane te sigurise, vlereson se ushtria irakiane dhe policia do te jene te gatshme per te marre persiper pergjegjesine per sigurine ne 2009.
Vetem duke ridislokuar trupat tona ne mund tu bejme presion irakianeve per te arritur nje marreveshje te plote dhe te sigurojne nje tranzicion te kujdesshem tek irakiane qe marrin pergjegjesine per sigurine dhe stabilitetin e vendit te tyre. Ne vend te shfrytezonte momentin duke inkurajuar irakianet te ecnin perpara, administrata Bush dhe senatori Mekkein jane duke refuzuar te perqafojne kete tranzicion - me gjithe angazhimet e tyre te meparshme per te respektuar vullnetin e qeverise sovrane te Irakut. Ata e quajne cdo afat kohor per largimin e trupave amerikane "kapitullim", megjithese ne do t'ia kthenim Irakun nje qeverie sovrane irakiane.
Por kjo nuk eshte nje strategji per sukses - kjo eshte nje strategji per te qendruar, e cila funksionon ne kundershtim me vullnetin e popullit irakian, popullit amerikan dhe interesave te sigurise se SHBA. Ja perse, qe diten e pare timen ne detyre, une do t'u jap ushtarakeve nje mision te ri: perfundimin e kesaj lufte.
Ashtu sic e kam thene shume here, ne duhet te jemi po aq te kujdesshem ndersa largohemi nga Iraku ashtu sic ishim te pakujdesshem per te hyre brenda. Ne mund te ridislokojme me rregull brigadat tona me nje rritem qe do t'i largonte ato brenda 16 muajve. Kjo do te ishte ne pranveren e 2010 - dy vjet prej tani, dhe me shume se 7 vjet pasi filloi lufta. Pas ketij ridislokimi, nje force e mbetur ne Irak do te kryente misione te kufizuara: duke kerkuar mbeturinat e Al-Kaides ne Mesopotami, duke mbrojtur anetaret e sherbimit amerikan, qe irakianet te benin perparime politike, te sterviste forcat irakiane te sigurise. Kjo nuk do te ishte nje terheqje e nxituar.
Per zbatimin e kesaj strategjie, neve padyshim qe do te na duhet te bejme rregullime taktike. Sic kam thene shpesh, une do te konsultohem me komandantet ne terren dhe qeverine e Irakut per te garantuar se trupat tona do te ridislokohen pa probleme, dhe qe interesat tona te mbrohen. Ne duhet t'i spostojme ate nga zonat e sigurta ne fillim dhe me pas nga zonat e paqendrueshme. Ne duhet te ndjekim nje ofensive diplomatike me cdo vend ne rajon ne emer te stabilitetit te Irakut, dhe te angazhojme 2 miliarde USD per nje perpjekje te re nderkombetare ne mbeshtetje te refugjateve te Irakut.
Mbarimi i luftes eshte esencial per te plotesuar objektivat tona me te gjera strategjike, duke filluar ne Afganistan dhe Pakistan, ku talebanet jane rigjalleruar dhe Al-Kaida ka nje strehe te sigurt. Iraku nuk eshte fronti qendror ne luften kunder terrorit, ai nuk ka qene asnjehere. Ashtu sic permendi kohet e fundit Admirali Mike Mullen, kryetari i Shefave te Shtabeve te Perbashketa, ne nuk kemi burimet e mjaftueshme per te mbaruar punen ne Afganistan derisa ne te reduktojme angazhimin tone ne Irak.
Si president, une do te ndjek nje strategji te re, dhe do te filloj duke siguruar te pakten dy brigada luftarake shtese per te mbeshtetur perpjekjen tone ne Afganistan. Ne kemi nevoje per me shume trupa, me shume helikoptere, nje grumbullim me te mire te informacioneve dhe me shume asistence jo-ushtarake per te permbushur misioni atje. Une nuk do ti mbaj ushtaret tane, burimet tona dhe politiken tone te jashtme peng te nje deshire te c'orientuar per te mbajtur baza permanente ne Irak.
Ne kete fushate, ka ndryshime te hapura mbi Irakun, dhe ne duhet ti diskutojme me seriozitetin qe ato meritojne. Ndryshe nga senatori Mekkein, une do ta bej absolutisht te qarte se ne nuk do te kerkojme prani ne Irak te ngjashme me bazat tona te perhershme ne Korene e Jugut, dhe do te ridislokojme trupat tona jashte Irakut dhe do te perqendrohemi mbi sfidat e gjera te sigurise me te cilat perballemi. Por per nje kohe shume te gjate, keta pergjegjes per gabimin me te madh strategjik ne historine e bashkekohore te politikes se jashtme amerikane kane injoruar debatin e dobishem ne favor te berjes se akuzave false mbi ulje ngritjet dhe kapitullime.
Kesaj here kjo nuk do te funksionoje. Ka ardhur koha t'i japim fund kesaj lufte.
Publikuar dje ne "The New York Times"