E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovrasti: Në 100 ditë ulen taksat e Bashkisë

TIRANE-Sipas kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, pas tre muajsh, qytetarët e Tiranës do të kenë shumë më pak taksa për të paguar, shkruan sot Gazeta Shqiptare.
Njazi Kosovrasti tha dje se reduktimi i numrit të madh të taksave dhe tarifave që aplikohen nga Bashkia do t’i nënshtrohet studimit nga një grup pune, i cili ka kohë që e ka nisur punën, por tashmë do të konkretizohet edhe nga ana administrative. “Grupi do të punojë për hartimin e projektvendimit për reduktimin e taksave dhe tarifave nga mbi 60, që janë ato aktualisht. Sipas premtimit, por dhe axhendës së Këshillit Bashkiak, gjithçka mendohet të përfundojë në këtë drejtim brenda 100 ditëve të para të mandatit të kryebashkiakut të ri”, - theksoi ai, ndersa u shpreh dhe per ceshtjen e te pasteheve si dhe per ceshtjen e bllokimit te punimeve ne qender te kryeqytetit.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›