Virozat e stinës, 7600 raste në javë
TIRANE-Numri i të prekurve nga virozat e stinës ka ardhur në rritje, por sipas Institutit të Shëndetit Publik, nuk jemi në situatë epidemie.
Drejtori i këtij instituti, Enver Roshi, ka shpjeguar dje, se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i pacientëve të prekur ka ardhur në ulje. “Numri i rasteve është 10.2 më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë raste të virozave të cilat shfaqen si pasojë e ndryshimit të stinëve e të temperaturave. Ajo që vëmë re, që duhet vlerësuar këtë vit, është ndërgjegjësimi i strukturave të shëndetit publik në rrethe apo dhe popullatës në drejtim të konsumit të ushqimeve”, - ka shpjeguar drejtori i ISHP-së, Enver Roshi.
Por nëse i referohemi buletinit të survejancës së ISHP-së do të vëmë re se gastrointeritet me simptoma si diarreja, të vjellat apo temperatura janë më të shpeshtat, në veçanti tek fëmijët nga 1 deri në 4 vjeç, të cilët zënë rreth 4% të 2800 rasteve që janë regjistruar në javën e 29-të në të gjithë vendin, Të cilat kanë pësuar një rritje me rreth 13% krahasuar me javën e 28-të. Ndërkohë që numri total i të gjitha llojeve të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme është plot 7656 raste në javë.
(d.b/BalkanWeb)