“ACR”: Stop grevës se urisë
Përfaqësues te firmës “Albania Chrome” bene publike një letër te pronares se “Deco Metal” qe zotëron edhe këtë miniere, e cila akuzon drejtuesit e sindikatave se po abuzojnë me protestën. Ne këtë letër, nder te tjera, premtohet rritja prej 20 % e rrogës se minatorëve, e cila ishte lajmëruar disa dite me pare, si dhe përmirësimi i kushteve te punës. Megjithatë, ne letër nuk thuhet asgjë për kërkesat e tjera te minatorëve: për rritje page me 40%, thellimin e puseve ne galeri, si dhe largimin e dy administratoreve te firmës.