E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, palgosen në aksident 4 persona të një familje

PEQIN- Një aksident me pasojë plagosjen e katër shtetasve të së njëjtës familje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Burime të policisë lokale thanë se, “ një mjet tip “Kia” me targë CG 432 PJ me drejtues shtetasin, Lutfi Sula 42 vjeç ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Copanaj të rrethit të Peqinit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit Fitnete Sula 38 vjeç, si edhe dy fëmijët Meleq dhe Fatjoni përkatësisht 8 dhe 4 vjeç.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit. Katër të plagosurit janë shtruar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
(a.h/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›