E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moisiu: Presidenti i ri të zgjidhet nga populli

TIRANE-Ish-presidenti, Alfred Moisiu u ka kthyer përgjigje sulmeve të kryeministrit Sali Berisha, pas takimit që ai së bashku me ish-presidentin Rexhep Meidani zhvilluan me presidentin Bamir Topi. “Kur e dëgjova kryeministrin tonë që ai s’pëlqen asnjë president, mendova me vete: Interesant, por çfarë mendon kryeministri ynë për presidentin Berisha të 1997?! Çfarë mendimi do ketë? Po atë, a e pëlqen?”, - u shpreh ish-presidenti Moisiu gjatë një interviste te sotme për “Gazeta Shqiptare”.

Moisiu tregon se është duke punuar për organizimin e një konference me ekspertë shqiptarë e të huaj në nëntor, për të hartuar disa sugjerime për ndryshimet kushtetuese. ne intervisten e sotme ne te perditshmen Gazeta Shqiptare, ai thotë se e ka quajtur të drejtë grevën e LSI-së në vitin 2008, madje tregon se në atë kohë donte të hynte edhe brenda në sallën e Kuvendit, ku deputetët e qëndronin prej ditësh.

I pyetur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, Moisiu thotë se ato mund të ishin një zgjidhje e mirë, por për momentin vendi nuk është gati.

Por përsa i takon kreut të ri të shtetit, Mazhoranca shprehet se Presidenti përcaktohet vetëm nga votat e saj. “Kjo opozitë po të ishte më racionale në shfrytëzimin e numrave që ka në parlament, nga përvoja që kam, jam i sigurtë që do të kishin mundësi të ndikonin në kandidaturat e deritanishme. Kanë ende mundësi ta bëjnë në të ardhmen. Nuk kam parasysh presidentin, flas në përgjithësi për kandidaturat. Ndërsa Presidenti i ri do të përcaktohet nga maxhoranca me kushtetutën që kemi sot në fuqi”, tha Fatos Beja gjate nje interviste pak dite me pare.

Berisha: Gjeneral Moisiu të merret me statutin e PS
Nderkohe pak dite me pare kryeministri Sali Berisha i sugjeroi ish-Presidentit Moisiu te sherbeje ne PS. Ajo që unë do t’i këshilloja ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe ish-Presidentit të Republikës, z. Meidani, ish-gjeneral Moisiut, ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtar i kryesisë së PS-së, z. Mark Abdia, ish-deshendentit direkt të diktatorit Hoxha dhe me radhë, është që të merren me statusin e Partisë Socialiste, meqenëse kanë vendosur të konsumojnë muajin gusht me problematika. Pra, unë mendoj se do të ishte ndihma më e madhe që këta zotërinj mund t’i japin partisë së tyre”, - ka deklaruar pak ditë më parë kryeministri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›