E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i autorit te dyshuar te Bostonit i dorezohet familjareve

Trupi i autorit te dyshuar per sulmin ne maratonen e Bostonit ,i cili mbeti i vdekur iu dorezua familjareve.

Policia e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se trupi i sulmuesit të dyshuar të Maratonës së Bostonit, Tamerlan Tsarnaev, është marrë nga familjarët.

Mjekët ligjorë kanë caktuar të hënën shkakun zyrtar të vdekjes së Tsarnaevit, por kanë thënë se nuk do të bëhet publik derisa trupi i tij të merret.

Tsarnaev është vrarë në të shtënat me policinë më 19 prill, katër ditë pas sulmeve në Boston, në të cilat kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë.

Vëllai i vogël i tij, Dzhokhar, është kapur nga autoritetet po më 19 prill. Ai mund të përballet me dënimin me vdekje nëse gjendet fajtor për akuzat që kanë të bëjnë me sulmet.

Nëna e tyre ka thënë se akuzat kundër vëllezërve çeçenë janë false.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›