Kostoja e fushatës, partitë politike do ti paguajnë më shtrenjtë ambientet e tubimeve
Qeveria rrit tarifat e ambienteve që përdoren për fushata elektorale. Qiraja nis nga 100 lekë dhe përfundon me 1800 lekë për metër katror
Ervin Koçi
Subjektet politike, që do të marrin pjesë në fushatën zgjedhore, këtë vit duhet t’i bëjnë mirë hesapet pasi kostoja elektorale do t’u shkojë deri në 20 për qind më shtrenjtë. Kjo për shkak se qeveria ka ndryshuar kriteret dhe tarifat për marrjen me qira të ambienteve 100 për qind shtetërore ku zhvillohen tubimet dhe takimet elektorale. Kur kanë mbetur edhe katër muaj nga fillimi i fushatës elektorale, ambientet që përdoren kryesisht për tubime politike do të jepen me çmime më të larta, në varësi të zonës ku ndodhen, hapësirës dhe afatit të përdorimit. Kriteret për të marrë me qira një ambient shtetëror janë të përcaktuara qartë në VKM-në me Nr. 1712, e cila ka hyrë në fuqi para pak kohësh pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shumat janë të caktuara për metër katror dhe në varësi të afateve. Po kështu, për bizneset që kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin do të ketë zbritje të qirasë, në rast të planit të investimit dhe numrit të të punësuarve. Sipas vendimit të qeverisë, tarifa e qirasë nis me 100 lekë dhe përfundon me 1800 lekë për metër katror, në një kohë që ambientet mund të shfrytëzohen bashkë me pajisjet deri në 20 vjet. Në VKM-në e miratuar më 24 dhjetor 2008, qeveria ka përcaktuar edhe tarifat e qirasë për përdorimin e Pallatit të Kongreseve, ambient i cili përdoret masivisht në kohën e fushatave elektorale. Efekti financiar nga ky ndryshim i tarifave është parë si një mundësi e mirë për të shtuar ca para në arkën e shtetit.
Kriteret e dhënies me qira
Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë subjektet politike duhet të paraqiten në një konkurs (tip tenderi) për të marrë me qira ambientet shtetërore ku të mund të zhvillojnë tubimet apo mbledhjet elektorale. Nëpërmjet procedurës së konkurrimit, qeveria mund të japë me qira pasuri 100 për qind shtetërore, si ndërtesa, troje të lira, pajisje e linja prodhimi, si dhe ndërmarrje shtetërore. Kriteret kryesore të konkurrimit lidhen me vlerën e investimit, punësimit dhe qirasë mujore. Sa i takon qirasë me enfiteozë (investim në objekt), kriteri kryesor lidhet me nivelin e investimit, i cili duhet të jetë mbi 200 për qind të vlerës së objektit shtetëror. Përjashtohen nga konkurrimi kërkesat për qira me afat 1 vit dhe shfrytëzim deri në 200 m2. Po ashtu, përjashtohen edhe rastet kur janë miratuar marrëveshje minerare, kur kërkohet zgjerimi i aktivitetit ekzistues, si dhe kur kërkohet shtesë sipërfaqeje deri në 500 m2. Të tjera afate, që janë përcaktuar në VKM, janë rastet kur lidhen për shfrytëzimin e ambienteve për qëllime private. Kështu, afati i lidhjes së kontratës për sipërfaqet nga 200 m2 deri në 500 m2 do të jetë deri në 10 vjet, ndërsa për sipërfaqet mbi 500 m2 do të jetë deri në 20 vjet. Të drejtën për të lidhur kontrata e ka edhe pushteti vendor, në bazë të rregullave të nxjerra nga ministri. Nga ana tjetër, pasuritë e administruara nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare jepen me qira prej saj deri në një vit, pa kufizim për sipërfaqen, me tarifa që variojnë deri në 1.8 lekë/m2. Të drejtën për të dhënë ambiente me qira e kanë ndërmarrje si Porti Detar i Durrësit, si dhe institucione si Ministria e Kulturës. Subjekti privat, për të marrë me qira një ambient shtetëror, duhet të paraqesë plan-biznesin, certifikatën e regjistrimit, ofertën e qirasë etj.
Tarifat e qirave
Vendimi i qeverisë përcakton edhe tarifat dysheme të qirave për objektet shtetërore, në varësi të zonave ku ato ndodhen. Kështu, për ndërtesat brenda Unazës së vjetër në Bashkinë Tiranë, tarifa dysheme do të jetë jo më pak 300 lekë/m2 në muaj, ndërsa jashtë Unazës dhe brenda vijave kufizuese të Bashkisë Tiranë, do të jetë jo më pak 200 lekë/m2 në muaj. Brenda vijave kufizuese të qyteteve kryesore do të jetë jo më pak se 150 lekë/m2 në muaj, ndërsa jashtë vijave kufizuese të këtyre qyteteve do të jetë 100 lekë/m2 në muaj, përfshi edhe zonat e tjera të vendit. Brenda zonave ku shtrihen pikat doganore, qiraja mujore do të jetë të paktën 2500 lekë/m2 në muaj.
Pallati i Kongreseve, objekti më i shtrenjtë për fushatën, 6 mijë dollarë dita
Ndër objektet shtetërore që do të jepen me qira në bazë të konkurrimit do të jetë edhe Pallati i Kongreseve, i cili në shumë raste përdoret për panaire, konferenca, aktivitete politike ose kulturore. Qiraja për këtë ambient varion në bazë të hapësirës, afatit dhe ofertës. Kështu, për ta përdorur të gjithë Pallatin e Kongreseve për të paktën 8 orë, si për raste festivalesh, etj, do të duhet t‘i paguash shtetit jo më pak se 6 mijë dollarë (450 mijë lekë pa TVSH). Po ashtu, një konferencë shtypi 1-orëshe kushton 14 mijë lekë për sallat e vogla dhe 45 mijë lekë për të mëdhatë.
Bizneset, më të privilegjuara se partitë për qiratë e objekteve shtetërore
Për të nxitur biznesin që të jetë qiramarrës në objektet shtetërore janë parashikuar disa lehtësi, që do të aplikohen në varësi të numrit të të punësuarve. Do të ketë ulje të qirasë me 10 për qind për një numër punonjësish deri në 150 veta dhe ulje me 40 për qind për një numër të punësuarish mbi 500 veta. Për investime me vlerë deri në 80 milionë lekë, do të ketë zbritje të qirasë mujore/m2 me 10 për qind dhe për vlera investimi mbi 100 milionë lekë do të ketë ulje qiraje dysheme me 30 për qind. Të ardhurat do të shkojnë 70 për qind për buxhetin e shtetit dhe 30 për qind për ndërmarrjen ose institucionin që e ka dhënë me qira.
Tarifat minimale të qirasë së vilave shtetërore
Objektet njësia me pajisje pa pajisje bodrum kopsht
Super kategori 1800 lekë/m2 1500 lekë/m2 300 lekë/m2 150 lekë/m2
Kategori ekstra 700 lekë/m2 500 lekë/m2 150 lekë/m2 150 lekë/m2
Kategoria I 600 lekë/m2 400 lekë/m2 150 lekë/m2 150 lekë/m2
Kategoria II 500 lekë/m2 300 lekë/m2 150 lekë/m2 150 lekë/m2
Kategoria III 400 lekë/m2 200 lekë/m2 150 lekë/m2 150 lekë/m2
12 Shkurt 2009