Ish-pronarët do të marrin truallin ose paratë e shitjes së ndërmarrjeve shtetërore
Ndryshon ligji për kthimin dhe kompensimin e pronarëve. Qeveria rrit mundësinë e kompensimit të ish-pronarëve
Eljona Ballhysa
Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së djeshme ka miratuar një ndryshim në ligjin për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Vendimi i qeverisë i jep mundësi kategorisë së ish-pronarëve të përfitojnë kthimin e truallit të fabrikave shtetërore dhe, në rast se këto fabrika janë të privatizuara, pronarët do të përfitojnë paratë për truallin në formën e kompensimit financiar. Ndryshimet e bëra në Nenin 8 të ligjit parashikojnë që shoqëritë tregtare që kanë blerë fabrikat shtetërore detyrohen të blejnë dhe truallin në të cilin është ndërtuar fabrika. Paratë e truallit do t’i jepen pronarit të ligjshëm në ato raste që është njohur pronari nga komitetet shtetërore të kthimit të pronës. Në rastet kur shoqëria tregtare refuzon të blejë truallin, ky i fundit i kthehet pronarit të ligjshëm.
Ndryshimi
“Për tokat e dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër shoqërive tregtare, ku shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, veprohet, si vijon: Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë ka të drejtë t’ia shesë shoqërisë, me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar. Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij. Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë, dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar”, - bëhet e ditur në vendimin e qeverisë. Në vendim gjithashtu parashikohet që në rast se toka është në pronësi të shtetit, të ardhurat që përfitohen nga shitja e saj në fondin e kompensimit do të përdoren për kompensimin financiar të ish-pronarëve. Po kështu, në fondin e kompensimit financiar do të kalojnë dhe të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave.
Vendimi
Vetëm pak kohë më parë, qeveria miratoi një vendim nëpërmjet të cilit detyronte të gjitha subjektet që kanë blerë ndërmarrjet shtetërore që brenda datës 31 maj 2009 të blejnë truallin e tyre. Ndryshe trualli do t’i kalojë në administrim Agjencisë së Pronave për t’u përdorur në procesin e kompensimit të ish-pronarëve. Pronarët e objektit, në rast se vendosin për të blerë truallin e ndërmarrjes së privatizuar, më parë duhet të paraqesin në dy kopje, në Ministrinë e Financave në Drejtorinë e Shitjes së Pronave Publike, kërkesën me shkrim për blerje të truallit. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës së mësipërme, i kërkon zyrës rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që të konfirmojnë statusin e truallit dhe çmimin përkatës të shitjes. Në rastet kur konfirmohet se trualli i objekteve apo ndërmarrjeve të shitura ka pronarë, atëherë Drejtoria e Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, kryen kthimin e truallit pronarit të ligjshëm. Në rast se vërtetohet se pronar është shteti kryhet lidhja e kontratës me pronarin e ndërmarrjes, i cili do të paguajë për truallin në bazë të vlerës së tregut në zonën ku ndodhet trualli.
Shtohen personat që përfitojnë pasaporta diplomatike
Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së djeshme zgjerimin e kategorisë së personave që përfitojnë nga lëshimi i pasaportave diplomatike. Pasaportë diplomatike tashmë do të përfitojë dhe Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Inspektori i Lartë i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ndihmësinspektori i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, drejtori i Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse, me Publikun dhe Administrimin e Deklaratave, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, këshilltari për Marrëdhëniet me Jashtë, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet.
12 Shkurt 2009