E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostoja e lartë e suksesit ekonomik gjerman

Vendet rreth e rreth botës ia kanë lakmi suksesit ekonomik të Gjermanisë dhe e shikojnë atë si një rol model. Mirëpo kur e shikojmë më afër, atëherë na shpaloset një fotografi më e zhveshur, ku dëmtohet punëtori. Vetëm pak punëtorë përfitojnë nga ky bum ekonomik, përderisa pagat janë të njëjta dhe kushtet e pasigurta të punëtorëve e bëjnë të vështirë që analizat të takohen me njëra-tjetrën.

Çfarë viti i suksesshëm ishte për prodhuesin e makinave Audi dhe punëtorët e saj, një vit që shënon profitin më të madh në histori të kompanisë, një bonus në miliona për pronarët e saj dhe bonuse shtesë për shumicën e punëtorëve të saj – edhe pse pak apo asgjë nuk mund të shihet në shkallën e rritjes së pagave.

Në terma teknikë, Nadja Kloden shpjegon nga fundi hierarkinë e Audisë, e cila me bazë gjendet në Inglostadt, afër Munichut. Ajo qëndron anash këtyre bonuseve, kurse thotë se gjërat janë trashur edhe më shumë. 28-vjeçarja, ka studiuar menaxhmentin e biznesit, përderisa punon si asistente e projekteve në administratë. Por, punëdhënësi i saj është BFFT, një ekonomat i shërbimeve që organizon dhe distribuon pjesë të prodhimeve të Volkwagen Group, në të cilën bën pjesë edhe Audia.

Kjo është arsyeja pse Kloden merr më pak se 800 euro se punëtorët e tjerë të Audisë që punojnë 40 orë në javë, aq sa punojnë punëtorët e kësaj kompanie. Me fjalë të tjera, edhe pse ajo kontribuon në suksesin e kompanisë, ajo nuk përfiton në mënyrë direkte benifite nga ata. Ajo nuk ka as nivel të pagës së Audisë, e as bonuse në të njëjtin rast.

Franz Wolff, në anën tjetër, duket bukur i ulur. Ai punon te pajisjet për riparim të Audisë dhe në ngjyrosje në këtë kompani që 32 vjet. Wolff punon 35 orë në javë dhe merr një pagë prej 3300 euro në muaj, e cila bazohet në marrëveshjet të gjëra të industrisë në punësim. Ai merr para edhe si mekanik duke përfituar një bonus deri në 10 000 euro në vit. Bonusi mesatar i Audisë për këtë vit është 8251 euro, një rekord. Audia e vlerëson kontributin që jep, ndërkaq për Wolfin ky është një sukses.

Premtimet e thyera

“Prosperitet për të gjithë” ishte një kredo e Ludwig Erhard, ministër i parë i Ekonomisë pas luftës në Gjermani. Ky premtim ka qenë model për ekonominë e vendit për dekada dhe ka qenë model edhe për ekonomitë e tjera. Por, sa mund të vlejë ky premtim për ekonominë sot?

Ekspertët e tregut të punës e shikojnë këtë rritje fleksibile si çmim të suksesit, një nevojë që ka bërë që të rritet ekonomia gjermane – nga një “trup i sëmurë në Evropë” në një paragon ekonomik të kontinentit – e para në vend.

Në fakt, ekonomia gjermane qëndron mirë. Kompanitë raportojnë se kanë rekord të përfitimeve, numri i punëtorëve thuhet se është rritur më 2011 dhe sipas Agjencisë Federale të Punësimit, sasia e të papunëve ka rënë në vetëm 3 milionë të papunë që është vetëm 7.2 për qind.

Disa kompani po lejojnë që punëtorët e tyre të përfitojnë nga ky model i rritjes ekonomike. Një ndër ta është Sedus Stol, një prodhues i mesëm i orendive shtëpiake në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Dogern, i cili ka lejuar punëtorët e tij që të kenë profite në aksione të kompanisë, gjë që nuk e ka bërë askush në 60 vitet e fundit. Qëllimi është që ai të sigurojë 950 punëtorë “që identifikohen me kompaninë” dhe të mësojnë që të mendojnë që janë pjesë e një kompanie të madhe, thotë Carl – Heinz Osten, shef i financave në kompani.

Të punosh më shumë apo më pak

Përderisa askush nuk mund të fitojë me të ardhurat që marrin, shumica e punëtorëve kërkojnë edhe asistencë publike, si pikë mbështetje për fitimin e tyre. Shumica e punëtorëve janë me orar të përgjysmuar, mirëpo më shumë se 329 000 njerëz me punësim të rregull ende nuk mund t’ia dalin deri në fund më të ardhurat e tyre. Jed Vandrew është një prej tyre.

Pas pothuajse gjashtë viteve në disa promovime, ai është kthyer aty ku ka qenë. “Në klub”, thotë 43-vjeçari, duke referuar një punë në një qendër lokale punësim, ku gjermanët e papunësuar mund të mbledhin benifite për të fituar punë të re.

Vandrew aktualisht është një tregim suksesi, që ka dhënë diçka nga vetja për shkak se ishte detyruar që të largohet nga puna për t’u shkolluar. Por, Vandrew dhe familja e tij – në të cilën është gruaja dhe tre fëmijë dhe një djalë nga një lidhje e mëparshme – nuk mund të jetonte me vetëm 2000 euro të ardhura në vit.

Në fund të shkurtit, Vandrew kthehet në “klub” për të bërë një dosje me aplikacione për benifitet nga Hartz IV. “Fundi i vitit e kishte zënë me 217 euro borxh për rrymën elektrike, por kjo do të më bënte të ngrihesha dhe të punoj më shumë”, thotë ai, duke shtuar se ai shkon përditë në punë dhe është në stres për shkak të problemeve që ka me paratë. Ai dhe gruaja e tij kanë marrë tesha për të veshur djalin e tyre nga një i afërm dhe ky problem për ta duket i madh.

Por, pavarësisht se punon shumë, ai duket se e ka problem situatën e tij, edhe pse tani bën një punë me orar të plotë. “Punoj dyfish më shumë se vitet e kaluara, por marr më pak para”, thotë ai.

Nevoja për agjendë 2020

Tërë këto probleme, sidomos përfitimet e kompanive të mëdha kanë bërë që të rrezikohet dhe të thellohen hapësira në mes të të pasurve dhe të varfërve, sidomos në ndryshimet demografike. Kjo tregon se ka nevojë për të pasur referoma të thella politike. Duhet të ketë më shumë shpenzime në edukim dhe ndryshime në sistemin e taksave dhe të transfereve që do të ishte e mirëseardhur për punëtorët. Reformat në seri në tregun e punës dhe mirëqenia kanë qenë të njohura deri në vitin 2010 nga “Agjenda 2010” të cilin e kishte bërë me 2003 kancelari Schroder, gjë që kishte ndikuar shumë mirë në ristrukturimin e shtetit duke e bërë ekonominë gjermane shumë garuese. Mirëpo, për ta arritur një baraspeshë sociale, Gjermania tani ka nevojë për një Agjendë 2020.

Pra, ajo çfarë duhet të ndryshohet, është ndryshimi radikal i sistemit duke filluar nga reformat e dhimbshme të Hartz (e emëruar kështu për shkak se shefi ekzekutiv Valkswagen Peter Hartz kishte këshilluar qeverinë e Shcrohderit që të jetë më afër reformave strukturore në ekonomi), që mund të jetë e duhura për këtë moment.

Hilmar Schneider, drejtor i politikave të tregut të punës në Bon, thotë se ndoshta çmimin për këtë rritje ekonomike në Gjermani po e paguan punëtori dhe për këtë duhet gjentur një zgjidhje fleksibile. “Ditët për ndryshime të vogla kanë përfunduar. Duhet menduar që kësaj rritjeje ekonomike, t’ia zbusim çmimin”, thotë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›