E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy apo Hollande?

Qendrat e votimit u hapën mëngjesin e së dielës në të gjithë Francën, ndërsa 44,5 milionë banorë me të drejtë vote do të përzgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm, në balotazhin midis presidentit aktual, Nicolas Sarkozy dhe rivalit të tij socialist, Francois Hollande.

Socialisti Hollande kryesonte në sondazhe para rrethit të dytë zgjedhor, Në rrethin e parë, Hollande fitoi 28,6 për qind të votave, ndërsa Sarkozy 26.2 për qind.

Rritja e papunësisë dhe kriza e euros janë temat që kanë dominuar fushatën zgjedhore.

Sarkozy pretendon se shmangu recesionin dhe se ka qenë në gjendje të mbajë një Francë të fuqishme dhe përcaktuese për fatet e kontinentit.

Rivali i tij u përgjigj duke argumentuar se vendi është në krizë të thellë dhe ka nevojë për ndryshim të menjëhershëm.

Qendrat e votimit do të mbesin të hapura nga ora 8:00 deri në ora 18:00, por në qytetet e mëdha orari i mbylljes është fiksuar në ora 20:00.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›