Putin merr postin e presidentit

Ai do të trashëgojë një ekonomi që e lakmon një pjesë e mirë e Evropës. Buxheti është i balancuar. Borxhet, inflacioni dhe papunësia janë të ulëta. Rezervat buxhetore janë të larta dhe ekonomia po rritet me mbi 4 për qind – afro 3 herë më shumë se në vendet e Evropës Perëndimore.
Por kjo begati varet në masë të madhe nga çmimet e larta të naftës e gazit. Anders Aslund i Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, paralajmëron se Putin duhet të ndërtojë një strategji për ekonominë e vendit dhe të kursejë për një rënie të mundshme të çmimeve të naftës.
"Gjatë dy viteve të ardhshme çmimet e naftës do të arrijnë kulmin, ose ndoshta e kanë arritur kulmin në këtë nivel. Pastaj do të stabilizohen, pra Putinit i duhet të bëjë shpenzime të kujdesshme”, theksoi Petersen.
Për disa rusë çmimet e larta të naftës dhe gazit kanë sjellë begati. Për të tjerët është thjesht stabilitet ekonomik dhe tani ata po ngrenë zërin për më shumë liri politike.