Kostoja e planit të punësimit, propozuar nga Obama

Të përdorim pak matematik në retorikën e shtëpisë së bardhë mbi fjalimin e presidentit Obama për planin e punësimit. Një llogaritje e shpejt bazuar mbi numrat e deklaruar nga Obama, për rritjen prej 2% të GDP-së dhe krijimin apo ruajtjen e 1,9 milion vende pune.
Planit të presidentit Obama i duhen 475 miliard dollarë, që sipas të cilit do të financohen me anë të një programi 10 vjecar me interes 2.5%, që i shton kostos totale të programit edhe 120 miliard dollarë. Sipas llogarive i gjithë plani do të kushtoj 250 mijë dollarë (pa përfshirë interesat) për vend pune të krijuar dhe 312,5 mijë dollarë (duke përfshirë interesat) për vend pune të krijuar. Pra kjo është kostoja e krijimit apo ruajtjes së një vote për Presidentin Obama.
Kush do paguaj për planin?
Sot në mëngjes drejtori i OMB (United States Office of Management and Budget), Jack Lew, dha disa informacione të fragmentuara se si Obama planifikon të paguaj planin:
Në bazë vjetore do të ketë këto rritje në taksa: (86% limiti në zbritjen e detajuar të taksave, 4% për menaxherët e kompanive të investimit, 8.6% në naftën dhe gazin, 0.6% taksa e korporatave)
Të ardhurat nga rritja e taksave, vjetore (fillim janar 2013)
1) Zbritja e detajuar e taksave $40.0 miliard
2) Menaxherët e kompanive të investimit $1.8 miliard
3) Industria e naftës dhe gazit $4.0 miliard
4) Të ardhurat e korporatave $300 milion
Përgjigja: Vendet e punës do të paguhen nga rritja e taksave (pa shkurtime në shpenzime).
Vetëm vendosja e limitit në zbritjen e detajuar të taksave për personat që kanë të ardhura mbi 200 mijë dollarë apo familjet me mbi 250 mijë dollarë, do të rrisë 400 miliard dollarë në 10 vjet ($40 miliard në vit). Për tre kategoritë e tjera mund ti bëni vetë llogaritë ($180 miliard, $40 miliard dhe $3 miliard).
Do të jetë e vështirë për të mos thënë e pamundur që ky plan të kaloi në dhomën e deputetëve, ku maxhoranca përbëhet nga republikan, të cilët e kanë bazuar fushatën e tyre në reduktimin e taksave.
(a.h/BalkanWeb) Lidhje te tjera Obama prezanton “American Jobs Act”: Plani mbi punësimin parashikon shkurtime në taksa