E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç uron Putin: Të forcojmë raportet ekonomike mes dy vendeve

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç tha se vendi i tij do të forcojë edhe më tej lidhjet me aleaten historike, Rusinë, pas fitores së Vlladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale.

Duke theksuar “lidhjet historike dhe shpirtërore” në mes të Beogradit dhe Moskës, Tadiç tha se të dy shtetet “duhet të zhvillojnë raporte ekonomike e tregtare në të ardhmen, në format më të mira të mundshme”, citohet Tadiç në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i tij.

Duke e uruar Putin për fitoren, Tadiç shprehet se “qëllim strategjik i Serbisë është që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, por insistoi se Beogradi dëshiron të “ruajë dhe zhvillojë raportet ekonomike” me Rusinë.

Rusia është kundërshtare e ashpër e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›