Liderët opozitarë rusë para gjyqit

Tre liderë kryesorë opozitarë të Rusisë pritet të paraqiten të martën para gjykatës për t`u përballur me akuzat që lidhen me protestat kundër fitores së Vlladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale.
Aleksei Navalni, Sergei Udalcov dhe Ilia Jashin janë arrestuar, për t`u liruar më pas, gjatë një proteste që u mbajt në Moskë.
Navalni dhe Udalcov akuzohen për shkelje administrative dhe mund të gjobiten me para, ndërsa Jashini akuzohet se ka shkelur rregullat për mbajtjen e një tubimi dhe përballet me 15 ditë burg.
Policia ka arrestuar rreth 250 njerëz në Moskë dhe rreth 300 në Shën Petërsburg.