E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina paralajmëron Iranin për programin bërthamor

Ministri i Jashtëm i Kinës Jang Jieçi ka përsëritur se Pekini është kundër krijimin të armëve bërthamore nga ana e Iranit.

Duke folur në një konferencë për gazetarë, Yang tha se Kina është kundër krijimit të armëve bërthamoresi nga Irani ashtu edhe nga ndonjë vend tjetër në Lindjen e Mesme.

Por, Jang ka theksuar se Irani ka të drejtë që të zhvillojë energji bërthamore për qëllime paqësore. Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen kundër sanksioneve të njëanshme.

Perëndimi frikësohet se Irani po punon fshehurazi në ndërtimin e armëve bërthamore, akuzë kjo e hedhur poshtë nga Teherani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›