E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shanse dhe rreziqe Ekonomia gjermane ne Afriken Veriore dhe Lindjen e Afert

Vleresimi per vitin 2010 ishte pozitiv per shtetet qe perfshihen tek MENA - Midlle EastNorth Africa- shtetet e Lindjes se Afert dhe Afrikes se veriut nga Maroku deri ne Afganistan. Nje treg dinamik ne rritje cilesohet ai. Nga pikepamja gjermane megjithe pengesat burokratike ato tregtare dhe embargot eksporti gjerman njoftoi per nje plus prej 14. Per rajonin e Afrikes Veriore dhe Lindjes se Afert Gjermania eshte partneri me i rendesishem furnizues. Por mos po merr fund nje zhvillim i tille per shkak te zhvillimeve ne rajon

Vendet e MENA-s kane potencial

Jo thote Anton Brner president i Shoqates Gjermane te Tregtise me shumice BGA. Ka shume mundesi te kemi nje renie te tregtise dhe ne fushen e turizmit por kjo do te jete e perkohshme dhe nuk duhet te mbuloje shanset per zhvillim ne te ardhmen. Ajo qe duhet thene fillimisht eshte se ndryshimet shoqerore nuk e kane pikenisjen e tyre ne nje krize te pergjithshme ekonomike. Ekonomia egjiptiane per shembull i kaloi shume mire pasojat e krizes boterore dhe financiare. Po keshtu paraqitet gjendja edhe ne Tunizi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anton Brner president i Shoqates Gjermane te Tregtise me shumice

Madje edhe ne vitin krize 2009 rritja ekonomike ne Egjipt kapi shifren e 47. Per kete vit Fondi Monetar Nderkombetar ka prognostikuar nje rritje prej 55. Por mireqenia ekonomike ndodhej neduart e disave dhe nuk mberrinte deri tek populli i varfer. Shume te rinj duan ta ndryshojne kete gjendje ata duan te kene pjesen e tyre ne kete mireqenie barazi dhe shanse per te ardhmen.

Anton Brner eshte i sigurt qe Gjermania mund te jape kontributin e saj ne kete pike.

Ajo qe mesojme nga kjo pervoje eshte qe ne duhet te merremi me kete pike po qe se duam qe te kontribuojme per zhvillimin pozitiv te ketij rajoni aq te rendesishem per politiken boterore dhe para dyerve tona. Per te stabilizuar rajonin do te thoja se nevojitet nje politike kooperative qe perfshin ekonomine gjermane qeverine bashkepunimin per zhvillim dhe fondacionet politike.

Ekonomia - nje leve ndihmuese per politiken

Presidenti i Shoqates Gjermane te Tregtise me shumice mendon se ekonomia ka shanset me te mira te jete aktive dhe te marre rolin e keshillueses. Sepse ne rast se bashkepunimi mes instancave shteterore ka pas vetes dyshimin e perzierjes se palejueshme ne punet e brendshme ekonomia eshte e cliruar nga keto dyshime dhe posedon nje sere kontaktesh te drejtperdrejta. Keto mund te perdoren shume mire per te krijuar partneritete te reja mes paleve ekonomike kooperime te reja mes firmave por para se gjithash aleanca per arsimimin.

Dhe nje arsimim sic e kemi ne ketu nje shkollim te specializuar profesional. Ne kete pike nuk mjafton qe te ngresh diku tre fabrika por duhet investuar ne qendra me te vogla. Ne kete pike jemi ende ne fillim dhe nuk e kemi gjeturnje zgjidhje. Mendoj se Evropa ka detyrimin te behet aktive ne kete pike.

Kerkohet nje afrim politik ne nivel evropian mendon Brner. Evropa eshte marre shume gjate vetem me ate qe te pengoje flukset e refugjateve apo te siguroje furnizimin me lende te pare. Ne marredheniet tregtare dhe investuese duhet te filloje nje kapitull i ri.

Autor Sabine Kinkartz/Lindita Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›