Fatmir Vata shkëlqen si përgatitës goli

Skuadra gjermane e Bundesligës 2, Tus Koblenz bëri edhe një bilanc të shpejtë pas përfundimit të fazës së parë. Për këtë ekip luajnë tre lojtarë shqiptarë: sulmuesit Fatmir Vata dhe Ardian Gjokaj (nga Mali i zi) dhe mesfushori Artim Pollozhani (nga Maqedonia). "Sulmi i pranueshëm, por jo mjaftueshëm efektiv. Ardian Gjokaj (katër gola) ka qenë shumë gjatë i dëmtuar dhe i duhet të lënë ende kohë. Fatmir Vata po shkëlqen më shumë si përgatitës goli se sa si realizues", - shkruante gazeta "Rhein-Zeitung" në versionin on-line.