Gati trajneri i ri, ja me kë do takohet Duka

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
Janë orët e fundit për të zgjedhur trajnerin e kombëtares shqiptare, tek sa presidenti i FSHF-së Armand Duka do të jetë në fundjavë në Vjenë ku do të zhvillojë edhe bisedimet decizive. Nuk mungojnë emrat, një pjesë e mirë e të cilëve janë të një pjace të lartë për pankinën kuqezi. Duke nisur nga Nedo Soneti, që dje dha dorëheqjen si trajner i Kaljarit në Serinë A italiane. Pavarësisht se ka një moshë të madhe, ai pritet të ketë një takim me Dukën këtë fundjavë në kryeqytetin austriak, por nuk është ai njeriu në pole-position. Një tjetër emër, është Horst Kopel, ish-lojtar i madh i Gjermanisë, që para dy vitesh ka drejtuar Borusia Mënshengladbah. Ky i fundit duket se pëlqehet shumë si teknik, por ka një moshë relativisht të madhe, 59 vjec. Kopel madje ka telefonuar Hans Peter Brigel dy ditë më parë, duke i thënë se "e kërkon Shqipëria dhe se donte të dinte cfarë kushtesh ka atje". I kontaktuar me telefon nga Shqipëria, Brigel ka pohuar se ka patur një bisedë me Kopel dhe sipas tij, bëhet fjalë për një trajner të mirë. Por, gjermani nuk ka dashur të bëjë komente rreth kësaj bisede. Në mënyrë të papritur, një emër tjetër është ai i greko-italianit Xhuzepe Papadopulo, aktualisht pa punë. Në këtë rast nuk duket problem as rroga, megjithatë në rastin e tij shumë gjëra, qoftë edhe për paratë, do të merren vesh nëse do të shkojë të takojë Dukën. Italianët në të gjitha bisedat e bëra deri tani, kanë kërkuar shuma të papërballueshme për financat e Federatës Shqiptare. Një kandidaturë shumë serioze është ajo e holandezit Ari Haan, ish-teknik i Kinës dhe Kamerunit. Problem mbetet kërkesa e tij financiare, por kjo do të diskutohet në takimin e të shtunës që do të ketë Duka me të. Gjithsesi, bëhet fjalë për një trajner të mirë dhe nëse arrihet një akord financiar, ish-finalisti i Kupës së Botës bëhet kandidat kryesor për të marrë pankinën kuqezi. Ndërsa dy kandidatura të tjera vazhdojnë të mbeten ato të gjermanëve Volfgang Sidka dhe Vinifred Shefer. Sidka pëlqehet shumë për shkak se kërkesa financiare e tij është e ulët dhe mund të vijë edhe për 8 mijë euro në muaj. Megjithatë, emri i Vinifred Shefer është më joshës në sytë e Dukës dhe të drejtuesve të tjerë të FSHF-së. Shkak për këtë është eksperienca e tij dhe aftësitë e treguara me Kamerunin. Shefer është kandidat dhe në Bullgari, por akordi nuk është i pamundur. Ndërsa është vetëofruar edhe austriaku Toni Polster.