Sinoptikanet Stina e vjeshtes e lagesht dhe e ngrohte
Meteorologet parashikojne ulje te temperaturave per shkak te nje mase ajrore te thate me origjine veriore. Gjate nates se kaluar reshjet e shiut jane regjistruar me nje intensitet te larte. Nderkohe duke nisur nga dita e sotme sipas meteorologeve moti do te kthjellohet ne zonat e uleta dhe bregdetare. Duket se edhe kjo vjeshte do te risjelle permbytje ne zonat problematike te vendit.
Sinoptikanet parashikojne qe sivjet stina e vjeshtes te jete me e lagesht dhe me e ngrohte se normalja. Sa i perket kesaj jave diten e enjte shirat do te perfshijne gjithe territorin e vendit por me te dendura ne jug. Ndersa e shtuna dhe e diela do te jene pa shira por me te ftohta pasi temperaturat do te zbresin me 5 grade celsius.