Kournikova debon Iglesias nga apartamenti

Dashuria e shumeperfolur mes Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova, ka marre fund.
Ka qene vete kengetari, qe ka treguar se ish tenistja ruse e ka debuar nga shtepia. Ne nje video te publikuar ne faqen ITN, ai ka pranuar se i ka gjetur valixhet jashte apartamentit te tij.
“Me la per nje zenke te parendesishme. Ishte e tmerrshme, por e prisja”, tha kengetari dhe aktori, qe tani jeton ne nje dhome hoteli.
Pavaresisht fejeses se gjate qe zgjati tete vjet, Iglesias ka deklaruar se nuk ka ndermend te martohet. “Akoma dua te zbavitem dhe nuk nxitoj te behem me femije”.