Silvio Berluskoni nuk dorëzohet
Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Supreme të ligjit për heqjen e imunitetit që garantonte pezullimin e proceseve penale për sa kohë do të ishte në krye të detyrës, Kryeministri Silvio Berluskoni, në një intervistë të dhënë, ka sulmuar ashpër kreun e shtetit, median, kundërshtarët dhe Gjykatën Supreme në vend.
Me një ton provokues dhe sfidues, ai tha se do ta qeverisë vendin me më shumë grintë, pas vendimit të gjykatës për t‘i hequr atij imunitetin. Në intervistë, Kryeministri 73-vjeçar premtoi se do të tregonte se akuzat e tij për korrupsion ishin krejtësisht qesharake. Vendimi i gjykatës për rrëzimin e ligjit të njohur si "Lodo Alfanos", i kishte vënë kapak një beteje ligjore 15-vjeçare mes miliarderit italian dhe drejtësisë italiane. Në qendër të akuzave për skandale seksuale, Berluskoni tani do të përballet me një sërë procesesh gjyqësore për krim, korrupsion, evazion fiskal dhe mitëmarrje, që mund të destabilizojnë apo të çojnë drejt shkatërrimit koalicionin e tij të qendrës së djathtë. Në intervistën e tij dhënë për "GR1", Kryeministri italian premtoi se do ta mbronte demokracinë italiane nga sulmet. "Qeveria duhet të ecë përpara dhe të vazhdojë punën e qetë, madje edhe me më shumë grintë se më parë, sepse kjo do të jetë e domosdoshme për lirinë dhe demokracinë në vend", tha ai. "Dy proceset gjyqësore kundër meje janë false, qesharake, absurde. Do mundohem t‘ua tregoj italianëve këtë. Do ta mbroj fort veten time në gjykatë, dhe do t‘i bëjë ata që më akuzojnë të duken qesharakë. Do t‘u tregoj të gjithëve se si janë gatuar ata dhe si jam gatuar unë". Opozita prej kohësh po kërkon dorëheqjen e Berluskonit, pasi 15 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese hodhën poshtë ligjin për imunitetin, sepse ai dhunonte hapur parimin se çdo italian duhet të jetë i barabartë përpara ligjit. Për momentin nuk duket se do të ketë zgjedhje të parakohshme, por komentatorët thonë se vendimi i gjykatës dhe reagimi provokues i Berluskonit mund të rrisë tensionet politike në vend në një nivel të rrezikshëm.