E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri: Të dielen mbyllim tunelin Thirrë Kalimash

Tuneli Thirrë-Kalimash që lidh rrugën Durrës-Kukës, do të bllokohet duke filluar që nga e diela për një kohë të papërcaktuar. Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri i Transporteve Sokol Olldash 

TIRANE-Tuneli Thirrë-Kalimash që lidh rrugën Durrës-Kukës, do të bllokohet duke filluar që nga e diela për një kohë të papërcaktuar. Shkak janë bërë rrëshqitjet e dherave si dhe punimet për ndërtimin e këtyre tuneleve, që nuk kanë përfunduar ende.

Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri i Transporteve Sokol Olldashi, i cili theksoi se bllokimi do të nisë më data 11 tetor ora 19:00 dhe do të vazhdojë për disa javë. Olldashi bëri të ditur gjtihashtu se mbyllja e tunelit bëhet edhe për shkak të punimeve elektromagnetike.

Ministri ka përmendur se mbyllja do të disa javë, por pa caktuar një kohë për rihapjen e tij që frekuentohet më së shumti nga udhëtarët nga Kosova dhe Kukësi.
për shkak të mbylljes, automjetet do të kalojnë në aksin e vjetër të rrugës, të cilat lidhen me pjesën tjetër të autostradës.

Që pas përurimit të punimeve, tuneli Thirrë-Kalimash është mbyllur disa herë përkohësisht për të riparuar pjesë të dëmtuara të tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›